FLASH :

Itali/ Kapen 288 kg kokaine në portin kalabrez, vlera e drogës në treg 46 milionë euro

Një operacion i suksesshëm i Guardia di Finanza dhe Agjencisë së Doganave dhe Taksave ka mundësuar kapjen e 288 kilogramëve kokainë në Portin e Gioia Tauro, një nga portet më të rëndësishëm të Kalabrisë.

Operacioni u realizua falë informacionit të besueshëm dhe bashkëpunimit mes autoriteteve italiane, të cilat zbuluan dy kontejnerë të dyshuar. Pas një inspektimi të hollësishëm dhe përdorimit të teknologjisë së skanimit, u identifikuan anomali në hapësirat e ventilimit të kontejnerëve. Këto hapësira fsheheshin pas paneleve mbrojtëse dhe aty u gjetën 249 paketa me kokainë.

Droga e sekuestruar kishte një vlerë të mundshme mbi 46 milionë euro në treg, dhe do t’u kishte sjellë grupeve kriminale fitime të mëdha. 

Prej fillimit të vitit 2025, Porti i Gioia Tauro, një nga pikët kryesore të hyrjes për trafikun e drogës në Itali, ka qenë skena e disa aksioneve të suksesshme kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Prej fillimi të vitit 2025 e deri sot në Portin e Gioia Tauro janë sekuestruar mbi 3 tonelata kokaine me një vlerë totale afër 500 milionë euro.