FLASH :

Itali/ Dyshoi për tradhti dhe kreu masakër familjare: Taulant Malaj dënohet me burgim të përjetshëm

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjit Massimo De Santis, si dhe për plagosjen e gruas së tij Tefta Malaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj 2023 në Torremaggiore, Foggia.

Sipas mediave italiane, Malaj dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje intime me fqinj. Në mbrëmjen fatale, ai e qëlloi me thikë fqinjën në hyrjen e ndërtesës, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, shkoi në banesën e tij për të vrarë edhe gruan, por ndërhyrja e vajzës së tyre Jessica u bë tragjike – 16-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe e arrestoi autorin, i cili kishte ende duart dhe rrobat me gjak dhe pranoi menjëherë krimin. Ai u shpall fajtor për vrasje të dyfishtë me dashje dhe tentativë për vrasje. Gjyqi përfundoi me vendimin më të rëndë: burgim të përjetshëm.