FLASH :

Itali/ Dyshohet si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut, shqiptari kapet duke bërë ‘turistin e kokainës’ në qendrën tregtare! Tentoi të arratisej

Karabinierët pikasën 25-vjeçarin teksa lëvizte në Terni me një makinë me qira, pranë një qendre tregtare. Nervozizmi e tradhtoi, i gjenden 62 doza kokainë dhe 3 mijë euro cash. Kishte shkuar si turist në Itali, po hetohet përfshirja në një rrjet të madh kriminal të drogës

Itali- Një 25-vjeçar shqiptar që bënte turistin shëtitës në Itali, është arrestuar nga karabinierët e Ternit pasi ishte përfshirë në trafikun e kokainës.

I riu nuk kishte precedentë penalë dhe sipas autoriteteve gëzonte vizën turistike të ligjshme sipas rregullave të Schengen. Policia tha se po heton përfshirjen e mundshme të të riut në një rrjet më të madh të trafikimit të drogës.

Operacioni u nis gjatë një patrullimi pranë qendrës tregtare Cospea, ku oficerët vunë re një makinë të vogël që tërhoqi vëmendjen e tyre për shkak të sjelljes së dyshimtë të shoferit. Sapo pa efektivët, shqiptari braktisi mjetin në përpjekje për t’u arratisur përmes këmbësorëve.

Ai u pa shumë nervoz, duke çuar karabinierët tek kontrolli fizik i tij dhe mjetit. Pasi verifikuan identitetin, oficerët kontrolluan makinën me qira, duke gjetur benda 62 doza kokaine dhe 3000 euro cash, të ardhura që dyshohen nga aktiviteti i paligjshëm.

Drogë iu gjet edhe gjatë kontrollit trupor, në total u sekuestruan 43 gramë kokainë, informon media italiane.

Pas arrestimit, gjykimi i shpejtë u zhvillua të premten para Gjykatës së Ternit. Gjykatësi, duke vërtetuar arrestimin, urdhëroi që i dyshuari të ndalohej të banonte në provincë, teksa procesi gjyqësor do vijojë më tej.