FLASH :

Itali – Dy shqiptarë vidhnin karburant duke çarë serbatorët me kaçavida, arrestohen nga karabinierët

Në qytetin e Breshias, dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas disa vjedhjeve të dhunshme të karburantit nga makina të parkuara. Autoritetet thanë se të dy burrat, P.E., 42 vjeç, dhe C.H., 39 vjeç, ishin të skeduar më parë dhe ndodheshin në Itali në mënyrë të paligjshme.

Sipas mediave italiane, një qytetar denoncoi ngjarjen pasi pa dy persona që vidhnin karburant nga një automjet në ‘Via Buozzi’ dhe ndoqi lëvizjet e tyre. Ata u ndaluan më pas në ‘Via Rosselli’, ku po përpiqeshin të kryenin një tjetër vjedhje. Gjatë kontrollit në makinën e tyre, policia gjeti pesë bidonë me karburant të vjedhur, mjete prerëse, kaçavida dhe dy tehe të fshehura. Njëri prej të arrestuarve tentoi të arratisej, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër.

Për shkak të historikut të tyre kriminal dhe qëndrimit të paligjshëm në Itali, autoritetet kanë lëshuar një urdhër dëbimi që do të ekzekutohet pas lirimit të tyre nga burgu.