Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit dhe sipas mjekëve të spitalin ajo është e intubuar por në gjendje shumë të rëndë.
Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Mësohet se e reja është nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, ku dhe është vetëplagosur me armë tip pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave