Ish-zv/Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës së kaluar, pas disa orësh në të cilat ishte shpallur i zhdukur.
Familjarët kishin denoncuar në polici mbrëmjen e së mërkurës humbjen e kontaktit me të, pasi Shima u kishte dërguar një mesazh se po shoqërohej nga policia. Pas rikthimit, ai ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit për shkak të një konflikti me të dashurën e tij.
Në deklarimet e dhëna, Shima është shprehur se nuk ka asnjë pretendim ndaj uniformave blu, duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme për mesazhin e çuditshëm që alarmoi familjen.