“Dritat e kuqe, krevati me peshqirë, kamerat në tripod dhe unë, i zhveshur e i lyer me baby oil, me një grua të bukur – ndërsa ai filmonte gjithçka me kujdes.” Kështu e përshkruan Anton Harden një natë tipike në freak-off-et e Sean “Diddy” Combs, ku ai punonte si eskortë me pagesë për 7 mijë dollarë nata.
Por Harden, 31 vjeç, thotë se vetëm pas dëshmive të viktimave në gjyq kuptoi se ishte bërë pjesë e një skeme të errët që përfshinte shfrytëzim, manipulim dhe dhunë. “Mendova se isha aty për seks mes të rriturve me konsensus,” thotë ai. “Nëse ajo ishte e detyruar – është si para me gjak.”
Në një intervistë ekskluzive, Harden tregon se në vitin 2022 u kontaktua në Instagram nga një grua e cila kërkonte që të bënte seks me të, ndërsa “burri i saj i pasur” do ta shihte. Kur ai shkoi në një hotel luksoz në Los Anxhelos, dera iu hap nga vetë Diddy.
Aty nisi një seri seancash seksuale të regjistruara me kujdes, të drejtuara nga Diddy, ku çdo lëvizje – nga vajosja me baby oil te këndi i penetrimit – ishte e komanduar. Harden thotë se kishte gjithmonë drogë në dispozicion: barishte, kokainë, ketaminë. Në disa raste Diddy bashkohej në aktin seksual, ose ndërronte rolet.
Por viktima që dëshmoi në gjyq, identifikuar si “Jane”, tha se kishte qenë viktimë e dhunës, shantazhit dhe se ishte detyruar të merrte pjesë. Në një rast, ajo ishte e mbuluar me shenja në fytyrë pasi ishte rrahur nga Diddy – ai i kishte kërkuar të rregullonte flokët dhe grimin që të mos dukej asgjë para se Harden të mbërrinte.
Në banesat e Diddy-t, FBI gjeti dhjetëra shishe baby oil dhe lubrifikantë. “Unë nuk e dija asgjë për dhunën. Ajo më përqafoi, më bëri një smoothie. Nuk pashë asnjë shenjë,” thotë Harden.
Tani ai ndien neveri për veten. “Nuk dua që asnjë grua të ndihet e poshtëruar nga unë. Në gjyq lexova se ajo ishte ndier e përdorur pas meje. Më neverit vetja.”
Diddy, 55 vjeç, akuzohet për trafik seksual, dhunë, shfrytëzim dhe krime të tjera të rënda. Ai ka deklaruar pafajësinë dhe pretendon se të gjitha marrëdhëniet kanë qenë me konsensus. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.
Për më shumë detaje mbi gjyqin që ka tronditur industrinë e muzikës, ndiqni podcastin “The Trial of Diddy” në të gjitha platformat.









