FLASH :

Ish-kryetari i Preshevës për Kurtin: Mund të luash me Kosovën, Luginën e Maqedoninë e Veriut, por jo me ShBA-në

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovës për shkak të Qeverisë Kurti në detyrë.

Arifi, në një postim në Facebook, ka theksuar se ekzekutivi në detyrë i Lëvizjes Vetëvendosje mund të argëtohet Kosovën dhe pjesët tjera ku ka shqiptarë, por nuk mund ta bëjë këtë me ShBA-në.

Mund të luash me Luginën e Preshevës, me Maqedoninë e Veriut, madje edhe me vet Kosovën e popullin e saj, por jo me ShBA-në!”, ka thënë Arifi.

Propozim i shpejtë: Me që qeveria i dha surprizë politike popullit dhe dialogu strategjik u shty, tani mund ta shtoni në menynë e ditës edhe ‘Çorbën e Krizës’!”, ka theksuar Arifi.

Dialogu ShBA-Kosovë ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por si pasojë e Albin Kurtit, këto janë parë si sfida për përparim