FLASH :

Ish-futbollistja e përjashtuar në Britani rikthehet në fushë, pas fitimeve mbi 500 mijë £ nga OnlyFans

Madeleine Wright, 26 vjeçe, e njohur si futbollistja që u përjashtua nga Charlton Women pas publikimit të videove kontroverse, është rikthyer në futboll duke firmosur me ekipin Chatham Town Women, që garon në Ligën Kombëtare niveli i tretë i futbollit të femrave në Britani. Ky transferim vjen pas një sezoni me Chesham United, ku ajo mbeti pa kontratë të re.

Wright, e cila fitoi famë dhe pasuri si krijuese përmbajtjesh në OnlyFans, ka pranuar se ka arkëtuar mbi 500 mijë £ që prej vitit 2022, duke i ndryshuar jetën. Pavarësisht polemikave për reputacionin e platformës, ajo thotë se nuk ka asnjë pendesë për vendimin e saj. Me mbi 324 mijë ndjekës në Instagram, Wright shprehet se synon të nisë biznesin e vet për të dëshmuar aftësitë edhe jashtë futbollit, ndërsa rikthimi i saj në fushë shihet si një hap i ri në karrierën sportive.