Ish-futbollisti i njohur dhe prezantuesi televiziv izraelit, Eyal Berkovic, ka kritikuar ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu, pas deklaratave të tij për “sakrificat personale” të familjes gjatë luftës në Gaza dhe kundër Iranit.
Netanyahu u shpreh se bashkëshortja e tij kishte “sakrifikuar vitet më të mira të jetës”, ndërsa djali i tij ishte detyruar të anulonte dy herë dasmën për shkak të luftës.
Por Berkovic reagoi me zemërim: “Kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë për pengjet izraelite në Gaza këto ditë. Si mund të flasë për dasmën e të birit, ndërsa familjet e pengjeve po shkatërrohen nga dhimbja?”