Aktori Liam Hemsworth dhe modelja Gabriella Brooks kanë konfirmuar fejesën e tyre, pas gati gjashtë vitesh lidhje.
Lidhja e tyre filloi në fund të vitit 2019, menjëherë pas divorcit të Hemsworth nga Miley Cyrus.
Gabriella e ndau lajmin e lumtur në rrjetet sociale me një seri fotosh emocionuese.

Në foton e parë, çifti pozon i përqafuar, me një unazë të madhe diamanti të dukshme në dorën e saj.
Përshkrimi i postimit përfshin vetëm një zemër të bardhë, por vetëm në dy orë ka marrë më shumë se 10 mijë pëlqime.
Më përpara, Liam ka qenë në një romancë dashurie me Miley Cyrus.
Ata ishin bashkë që nga viti 2010 dhe u fejuan në vitin 2012.
Megjithatë, lidhja e tyre përfundoi në vitin 2013. Të njëjtit u pajtuan përsëri në vitin 2016 dhe dy vjet më vonë u martuan. Megjithatë, martesa zgjati vetëm tetë muaj.
o shumë kohë pas divorcit, Liam filloi një lidhje me modelen Gabriella Brooks, ndërsa Miley filloi një lidhje me muzikantin Maxx Moranda në vitin 2021.
Ndryshe, Liam dhe Gabriella e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe rrallë ndajnë momente së bashku në rrjetet sociale.