FLASH :

Ish-banori i Big Brother VIP tregon se po përballet me paralizë faciale: Më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës

Këngëtari i njohur shqiptar, Kelly, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit, ku ka zbuluar se po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën si dhe kordat zanore.

Ka qenë vetë ish-banori i Big Brother Albania VIP Albania 4 që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai shkruan se: ‘Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë’.

Më poshtë postimi i plotë i Kellyt (pa ndërhyrje):

“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi…

Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore.

Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë.

Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”.