FLASH :

Ish ambasadori gjerman në Shqipëri ndërron jetë në Golem

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum. Diplomati u gjet i pajetë në një hotel në Kavajë, ku po qëndronte prej disa ditësh. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Para pak ditësh, ai kishte marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së Josif Budos, dëshmorit të demokracisë.

Daum shërbeu si ambasador në Tiranë në periudhën 1987–1990 dhe la gjurmë për guximin e tij: ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen, duke vepruar kundër urdhrave të qeverisë së tij. Me këtë akt, ai besonte se po ndihmonte në rrëzimin e regjimit komunist. Ndër vite, Daum ruajti lidhje të ngushta me Shqipërinë, vend të cilin e quante të dashur për zemrën e tij.