FLASH :

Godfather-style terror: Ish-polici vendos lepur të ngordhur në shtrat dhe vetëhidhet në erë pas thirrjes për dhunë në familje

Ish-oficeri i kundër-terrorizmit të Scotland Yard, Malcolm Baker, 60 vjeç, humbi jetën në një shpërthim në shtëpinë e tij në shtator 2022, në atë që autoritetet besojnë se ishte një akt vetëvrasjeje i shkaktuar nga ndezja e benzinës, pas një historie të errët abuzimi ndaj familjes së tij. Në një seancë dëgjimore që po mbahet në Gjykatën e Koronerit në Wells, u zbulua se Baker kishte filluar të sillte sjellje të çuditshme dhe të frikshme pas kërkesës së gruas për divorc, përfshirë edhe vendosjen e një lepuri të ngordhur në krevatin e saj.

Gruaja e tij, Francesca Onody, dëshmoi se Baker pinte deri në 18 kanaçe cider në ditë, kishte stivuar 125 litra benzinë në shtëpi, kishte anuluar siguracionin e banesës dhe kishte përdorur dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Ditën e shpërthimit, pas një incidenti ku ai dyshohet se ishte zhveshur përpara saj, policia kishte mbërritur për ta arrestuar, por Baker u barricadua në dhomë, duke çuar në shpërthimin që shkatërroi shtëpinë dhe i mori jetën. Familja arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së policisë.

Baker ishte pjesë e hetimeve për helmimin e Alexander Litvinenkos në 2006 dhe kishte ndihmuar autoritetet amerikane pas 11 Shtatorit. Megjithatë, pavarësisht mungesës së dokumentimit për probleme të shëndetit mendor, bashkëshortja e tij dëshmoi se gjendja psikologjike e tij po përkeqësohej prej muajsh, ndërsa ai refuzonte ndihmën për të mos rrezikuar reputacionin profesional. Hetimet vazhdojnë dhe pritet të zgjasin pesë ditë.