Modelja 24-vjeçare Iris Law, vajza e aktorit Jude Law dhe Sadie Frost, tërhoqi gjithë vëmendjen teksa doli nga një festë e London Fashion Week në Chiltern Firehouse, e shoqëruar nga reperi britanik Central Cee. E veshur me një mini-fustan transparent e të guximshëm, Iris zgjodhi të shfaqej pa reçipeta, duke bërë një paraqitje tepër provokuese që ndezi rrjetin dhe shtoi dyshimet për një lidhje të re.
Ndërkohë, Central Cee, i njohur edhe për romancat e mëparshme me reperen Ice Spice, shfaqej me një look të zi total dhe një varëse diamanti gjigante. Vetëm pak orë më herët, ai kishte ndjekur Iris në pasarelën e sfilatës së H&M, ku modelja u ngjit në skenë me një tjetër paraqitje tërheqëse.
Kjo nuk është hera e parë që Iris ngjall zëra për romanca – në të kaluarën ajo është përfolur për lidhjen me futbollistin Trent Alexander-Arnold, si dhe rikthimin tek ish-i saj Pa Salieu, i cili pas lirimit nga burgu riktheu spekulimet pas komenteve dhe pëlqimeve të saj në rrjete sociale.
Ndërkohë, Iris vazhdon të jetë aktive edhe profesionalisht. Vetëm pak ditë më parë, ajo mbështeti të atin në premierën e serialit “Black Rabbit” në New York, ku Jude Law shfaqet përkrah Jason Bateman në një thriller të ri që do të publikohet në Netflix më 18 shtator.