FLASH :

Irani godet “Pentagonin” izraelit, mbi 40 të plagosur dhe 1 viktimë në Tel Aviv

Një raketë iraniane ka goditur kompleksin ushtarak të Kirya-s në zemër të Tel Avivit, i njohur si “Pentagoni i Izraelit”, duke shkaktuar një viktimë dhe mbi 40 të plagosur prej të cilëve disa janë në gjendje të rëndë. Lajmi është konfirmuar nga Fox News, e cila citon burime të sigurisë se “iranianët arritën të godasin një objektiv jashtëzakonisht të rëndësishëm në Izrael”.
Kompleksi i Kirya-s strehon Ministrinë e Mbrojtjes dhe komandën qendrore të ushtrisë izraelite dhe përfaqëson një nga nyjet më strategjike të sigurisë kombëtare.

Sulmi ndodhi pas paralajmërimit të Iranit për hakmarrje, pasi Izraeli ndërmori sulme ajrore të paprovokuara në orët e para të së premtes ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke lënë pas thuajse 80 të vdekur.
Tensioni mes dy fuqive rivale në Lindjen e Mesme është në kulmin e tij, ndërsa kjo goditje shënon një përshkallëzim të rrezikshëm që mund të çojë në konfrontime të mëdha në rajon. Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për goditjen ndaj kompleksit ushtarak.