FLASH :

Irani godet me raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak

Banorët e Dohas kanë ndarë video në rrjetet sociale që tregojnë raketa në qiell, ndërsa Irani ka goditur bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme – kanë konfirmuar mediat iraniane.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka njoftuar për “një përgjigje të fuqishme dhe të suksesshme të forcave të armatosura iraniane ndaj agresionit amerikan”, duke konfirmuar se baza ajrore al-Udeid në Katar ishte objektivi i sulmit.

Edhe kanali Al-Arabiya ka raportuar se sulmet iraniane kishin si shënjestër gjithashtu një bazë amerikane në Irak, por shton se trupat amerikane kishin marrë masa paraprake dhe kishin evakuuar bazën.