FLASH :

Interi madhështor surprizon Bayern-in në shtëpi

Interi triumfoi 2-1 ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League në Gjermani.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë minimale të Interit 0-1 dhe në pjesën e dytë bavarezët shtuan presionin duke sulmuar me të gjitha forcat.

Vendasit golin e barazimit e gjetën në minutën e 84-të të ndeshjes. Por gëzimi i tyre nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi Interi e gjeti sërish golin.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Carlos Augusto asistoi te Davide Frattesi i cili nga afërsia shënoi për 1-2.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Interi mori një fitore të madhe në Mynih, duke bërë një hap gjigant për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.