Interi i hap derën Asllanit: “Është koha të gjejë një ekip të ri” – drejtori Ausilio konfirmon largimin

Kristjan Asllani është drejt largimit nga Interi. Drejtori sportiv i klubit, Piero Ausilio, ka deklaruar publikisht se i është kërkuar mesfushorit të kombëtares shqiptare të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht. Pas tri vitesh në radhët e zikaltërve, ku ka zhvilluar mbi 100 ndeshje, Asllani duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Për të ka interes nga Fiorentina, ndërkohë që më herët ka refuzuar një ofertë nga Real Betis për të mbetur në Serie A. Ausilio tha se aktualisht nuk ka asnjë pistë konkrete për transferimin e tij, por theksoi se “një projekt larg shtëpisë është ideal për të në këtë kohë”. Mbetet për t’u parë nëse rikthimi në Toskanë, këtë herë me fanellën vjollcë, do të jetë destinacioni i radhës për 22-vjeçarin.