FLASH :

Interesi anti-shqiptar bashkon figura të njohura pro greke në Tiranë

Dje në Tiranë, u panë në festën kombëtare të Greqisë, së bashku, Sali Berisha, Vangjel Dule dhe Joan Pelushi.
Kreu i opozitës, ai i PBDNJ pro greke dhe kreu i Kishës që Autoqefale Shqiptare mban vetëm emrin, kishin një interes të fortë të përbashkët me njëri-tjetrin, atë të anti-shqiptarisë.
Sali Berisha ka tentuar t’i falë një pjesë të detit shqiptar Greqisë, gjë e cila iu bllokua vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Gjithashtu, Saliu u ka falur grekëve edhe gjakun e kufitarëve shqiptarë të vrarë nga terroristët grekë në vitin 1995 në Peshkëpi, kur Berisha ishte President.


Joani është kanakari që i ka lënë peshqesh Greqisë i ndjeri Janullatos, kurse Dule, është i shquar për zellin e tij pro grek dhe anti-shqiptar.
Të tre këta zullumqarë, i bashkonte dje, interesi i Greqisë, në dëm të atij të Shqipërisë.
Greqia, është i vetmi vend në BE, që po i bën një njohje ndërkombëtare Berishës pas shpalljes “non grata” nga SHBA, për hir të interesave të saj pan helenistë dhe greko-mëdhaja në Shqipëri.