Çelsi e ka Armando Brojën në listën e shitjeve. Së fundmi për sulmuesin e Kombëtares është raportuar interes nga Gjermania.
Lajpcig dhe Shtutgart kanë marrë më tepër informacion për Brojën nga klubi londinez. Lajpcig po shikon për pasuesin e Seskos dhe Ksavi Simon që mund të largohen. Klubi që ka befasuar me rritjen e shpejtë në Gjermani është treguar edhe më parë pas 23-vjeçarit.
Në anën tjetër, Shtutgarit vijon dhe studion alternative në rast se shitet Nik Voltemejd. Broja nuk gjen hapësira te Çelsi. Këtë herë madje preferohet shitja e kartonit dhe jo huazimi.
Transferimet si huazim te Fulham dhe së fundmi Everton, nuk kanë rezultuar të sukseshme. Kjo edhe për shkak të dëmtimeve.