FLASH :

Inter/ Dimarco humbet dy sfidat e Championsit ndaj Feynoordit

“Shqetësim muskulor në kofshën e djathtë”. Ky është rezultati i testeve mjekësore që kreu Federico Dimarco, i cili u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Napolit për shkak të një kontraktimi në fleksorët e kofshës së djathtë.

“Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim”, – thuhet në deklaratën e klubit zikaltër.

Anësori do të mungojë rreth 20 ditë, duke humbur si ndeshjen e parë, ashtu edhe atë të kthimit kundër Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Në kampin zikaltër shpresojnë ta rikthejnë ish-lojtarin e Veronës për sfidën ndaj Atalantës më 16 mars, por rikuperimi i tij mbetet një sfidë e vështirë.

Më i mundshëm duket rikthimi i tij pas pushimit ndërkombëtar (ndeshjeve të kombëtareve në mars).