Wikipedia ka prezantuar një stretegji të re me në qendër Inteligjencën Artificiale për 3 vitet në vijim, por teknologjia nuk do të zëvendësojë redaktorët dhe vullnetarët e komunitetit virtual.
Wikimedia Foundation thotë se do të përdorë IA për të ndërtuar opsione që “heqin barrierat teknike” duke lejuar që redaktorët të kryejnë atë që duhet të bëjnë pa u shqetësuar si ta “realizojnë teknikisht”.
Wikipedia thotë se synon ta përdorë IA si mjet për të lehtësuar punën, por jo për të zëvendësuar njerëzit. Organizata synon të përdorë IA gjenerative në hapësira të caktuara që do të shkëlqejë.
Inteligjenca Artificiale do të automatizojë detyrat e vështira. Ajo do të përdoret për të përmirësuar zbulimin e informacionit në Wikipedia duke u dhënë redaktorëve më shumë kohë për diskutimin që nevojitet për të arritur dakordësinë për krijimin, ndryshimet dhe përditësimet.
IA do të ndihmojë redaktorët duke automatizuar përkthimin dhe do të ndihmojë në procesin përzgjedhës të vullnetarëve.
Në postimin e përfaqësuesve, thuhet se do të ketë një “qasje të fokusuar te njeriu”, do të përdoret “Inteligjenca Artificiale me burime të hapura, do t’i jepet prioritet transparencës” dhe gjuhëve.
Organizata thekson se ruajtja e bazës së njohurive të Wikipedia është një mision me rëndësi të shtuar që pas fuqizimit të IA gjenerative, e cila sot njihet për gabimet që bën dhe përgjigjet e paqarta.