FLASH :

Inspektorati i Punës: Temperaturat ekstreme kërcënojnë shëndetin e punonjësve – Zbatoni masat mbrojtëse urgjentisht!

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore u bën thirrje të gjithë punëdhënësve të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e punonjësve në kushtet e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin. Temperaturat e larta paraqesin një rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë në punë, veçanërisht për ata që ushtrojnë aktivitete në ambiente të hapura.

Autoritetet kërkojnë:

  • Riorganizimin e orareve të punës në fashat më të freskëta të ditës.
  • Shmangien e punës në diell gjatë pikut.
  • Pushime të shpeshta dhe zona freskimi për rikuperim.
  • Furnizim me ujë të freskët gjatë gjithë kohës.
  • Pajisje mbrojtëse si kapele dhe veshje të lehta.
  • Mbikëqyrje aktive nga specialistët e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Zbatimi i këtyre masave synon të parandalojë lodhjen termike, goditjet nga dielli dhe problemet shëndetësore që lidhen me stresin nga nxehtësia, duke mbrojtur jetën e punëtorëve dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë ekonomike.