“Ku është zemra juaj?”, ishte britma e një infermiereje britanike drejtuar forcave të sigurisë egjiptiane, teksa kërkonte leje për të marshuar drejt Gazës dhe për të dorëzuar ndihma humanitare në Rripin e rrethuar.
Aktivistët pro-palestinezë, që synonin të thyenin bllokadën izraelite ndaj Gazës përmes një marshimi paqësor, u ndaluan të premten si në Egjipt, ashtu edhe në Libi, raportoi AFP.
Zëdhënësi i karvanit “Steadfastness Convoy to Break the Siege on Gaza” njoftoi gjithashtu se autoritetet në Libinë lindore kanë ndaluar avancimin e grupit dhe kanë ndërprerë lidhjen e tyre me internetin, duke shtuar pasigurinë për fatin e dhjetëra pjesëmarrësve.