Vokalisti kryesor i grupit Imagine Dragons, Dan Reynolds, u pa duke ngritur një flamur palestinez që u hodh në skenë gjatë një koncerti të martën. Ai e ngriti flamurin dhe e tregoi përballë publikut, duke e mbështjellë mbi supe teksa ecte në skenë në fund të performancës së bandës në Milano, Itali.
Pas përkuljes dhe përshëndetjes së audiencës, Reynolds e puthi flamurin dhe e hodhi sërish drejt turmës.
Ky veprim vjen pas kritikave të forta që grupi mori në gusht 2023, kur vendosi të zhvillonte një koncert në Tel Aviv, pavarësisht thirrjeve nga aktivistët pro-palestinezë për ta anuluar shfaqjen.