Disa medikamente kundër HIV dhe Hepatitit B, mund të mbrojnë edhe nga Alzheimer. Kjo ndodh pasi këto ilaçe sulmojnë mekanizmat inflamatorë, çka i bën të reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga kjo patologji.
Por jo vetëm, duket se edhe mbi diabetin 2 apo edhe humbjen e shikimit si pasojë e moshës që kalon.
Studime të shumta janë kryer në këtë drejtim ndër vite, por së fundmi Shkolla e Mjekësisë në Virginia të SHBA, ka realizuar një studim me te hollësishëm mbi databazat dhe të dhënat mjekësore të mbi 271 mijë personave, në 24 vite, të prekur nga HIV ose Hepatit B, mbi 50 vjeç.
Dhe në bazë të trajtimit, ata që ishin mjekuar me NRTI, kishin një reduktim të thellë dhe domethënës të prekjes nga alzheimer.
Gjithashtu rezulton se risqet ishin në proporcion të drejtë me vitet e marrjes së ilaçeve, e kështu për çdo vit që trajtoheshin me medikamente, ulej rreth 6-13% rreziku për prekjen nga sëmundjet e trurit.
Tani do të nisë një fazë tjetër për të qartësuar më mirë lidhjen e këtyre ilaçeve specifike, që janë dy të tillë ndër të shumtët, e për të vlerësuar në studime klinike mundësinë për të krijuar një klasë të re ilaçesh kundër sëmundjeve si alzheimer, por edhe të tjera të sipërpërmendura.