FLASH :

IKMT shemb lokalin e Helidon Gjikokës në Dhërmi

Dhërmi, 27 Gusht 2025 – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot në mëngjes një aksion në zonën e Drimadhes, pjesë e bregdetit të Dhërmiut, duke u fokusuar në prishjen e një objekti me konstruksion metalik.

Objekti i shënjestruar

Sipas autoriteteve, objekti që ndodhet në pronësi të shtetasit Helidon Gjikoka ka dalë jashtë parametrave të lejes së ndërtimit, ndaj është vendosur të shembet.

Shembja po kryhet nga mjetet e IKMT-së, pa përdorur shpërthime, por vetëm me pajisje mekanike të posaçme, të cilat garantojnë prishjen e kontrolluar të strukturës.

Pjesë e aksionit në bregdet

Ky operacion është pjesë e vijimit të kontrolleve intensive në zonat bregdetare, ku vitet e fundit janë evidentuar një sërë ndërtimesh të paligjshme. Autoritetet theksojnë se ndërhyrje të tilla cenojnë hapësirat publike dhe shkelin planin urbanistik të zonës turistike.