Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, si autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve maj dhe qershor. Sipas njoftimit zyrtar, 20-vjeçari E.D. u vu në pranga, ndërsa 21-vjeçari E.G. është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë vjedhur para dhe sende me vlerë në një banesë dhe dy lokale.
Gjithashtu, u arrestua edhe 33-vjeçari A.K., i cili dyshohet se një ditë më parë ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa bizhuteri, para cash si dhe një automjet. Hetimet vijojnë për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme vjedhjeje nga të njëjtët persona. Materialet i janë referuar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.