Samiti i NATO-s 2025 u mbajt në Hagë (24–25 qershor) me qëllime kryesore strategjike dhe të integrimit të sigurisë transatlantike.
Kryeministri Edi Rama vazhdon të ndjekë komoditetin e tij në mënyrën e të veshurit. Ai është shfaqur gjithmonë në takime zyrtare me një stil ekstravagant, duke veshur atlete dhe kollare me ngjyra të shumta. Kësaj here, ai ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s – një takim tepër serioz – ku morën pjesë liderë botërorë si Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, etj. Rama ishte veshur me një kostum në ngjyrë tepër të çelët, dhe siç duket, kjo ka qenë arsyeja pse në fotografinë zyrtare në fund të takimit, Kryeministri i Shqipërisë është vendosur në rreshtin e fundit – për të mos i prishur pamjen fotografisë.
Për cfarë zhvillohet Samiti i NATO-s 2025?:
Në Samitin e NATO-s të mbajtur më 24–25 qershor 2025 në Hagë, liderët e 32 vendeve anëtare u mblodhën për të vendosur një objektiv të ri historik: rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Presidenti amerikan Donald Trump e quajti këtë vendim “lajm të madh” dhe ripërsëriti angazhimin ndaj nenit 5 për mbrojtjen kolektive, ndonëse në prapaskenë nuk munguan tensionet mes Uashingtonit dhe disa vendeve europiane.
Në fokus të samitit ishte edhe situata në Ukrainë, ku u konfirmua dërgimi i ndihmës ushtarake shtesë, përfshirë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore. Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje për unitet dhe ndarje më të barabartë të barrës së sigurisë mes anëtarëve. Megjithëse samiti zgjati vetëm disa orë, vendimet e marra pritet të formësojnë kursin e aleancës për vitet në vijim.