FLASH :

I nxehti vrasës pushton Evropën: 47°C në Spanjë, rrugët në Itali shkrihen, ndërsa flakët përpijnë Greqinë

Një valë e jashtëzakonshme e të nxehtit ka pushtuar kontinentin evropian, duke shkaktuar temperatura të papara, stuhi shkatërrore dhe zjarre apokaliptike. Spanja pritet të regjistrojë deri në 47°C këtë fundjavë, ndërsa një turist humbi jetën nga goditja e menjëhershme e ënxehtit në Mallorca. Pjesa më e madhe e Evropës po digjet në kuptimin e plotë të fjalës, teksa vendet nga Spanja deri në Turqi po përballen me kushte atmosferike ekstreme.

Italia ka pësuar shkrirje rrugësh dhe mbyllje autostradash, ndërsa ministria e shëndetësisë ka shpallur alarm të kuq në 21 qytete, mes tyre Roma, Milano dhe Venecia. Temperaturat po i afrohen 40°C dhe pritet të shtohen rreziqet ndaj jetës, veçanërish tek fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Greqia po digjet nga vërmia e zjarreve, ku ishulli i Chios dhe periferia jugore e Athinës po përjetojnë evakuime masive dhe shkatërrime banesash. Mbi 440 zjarrfikës janë angazhuar me ndihmën e helikopterëve dhe avionëve, ndërsa qindra banorë dhe pushues janë larguar me urgjencë nga zona të rrezikuara.

Franca çuditërisht po vuan nga stuhitë dhe reshje të rrëndë, që shkaktuan vdekje dhe përmbytje masive në Paris. Të paktën tre persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë që u shtyp nga një pemë. Gjermania gjithashtu u godit nga stuhi dhe breshër i furishëm.

Britania po përgatitet për ditën më të nxehtë të qershorit që nga viti 2022, me temperaturat që pritet të arrijnë 36°C. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore ka lëshuar alarme për pothuajse të gjithë Anglinë, me paralajmërime për shtim të vdekjeve dhe kolaps të shër-bimeve mjekësore e sociale.

Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Shqipërë gjithashtu janë në krizë zjarresh, me qindra hektarë pyje dhe banesa të dëmtuara. Në Shqipërë, tetë vatra zjarri u vu në kontroll, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë.

Fenomeni meteorologjik “kupola e nxehtësisë” ka izoluar një masë të nxehti mbi Evropë, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetët e miliona qytetarëve. Shkencëtarët paralajmër-ojn se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzimi do ta bëjnë edhe më të shpeshta dhe të rrezikshme valët e të nxehtit në vitet e ardhshme.

Kombet po përballen jo vetëm me rrezikun klimatik, por edhe me sfida në furnizimin me energji, mjekësi, turizëm dhe siguri publike. Evropa éshtë tashmë në qendër të një katastrofe të heshtur që po përhapet në qdo skaj të saj.