FLASH :

I moshuari u gjet i pajetë në një banesë, policia zbardh shkakun e vdekjes së 75-vjeçarit

Komisariati i policisë Kolonjë, ka zbardhur ngjarjen ku u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik.

Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.

Mësohet se ditën e sotme është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75-vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës.

Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.

Pas analizave shkencore u konfirmua edhe identiteti i 75-vjeçarit, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit, konkretisht nga humbja e kujtesës (skleroza) dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës.

Nga ana e policisë së Kolonjës vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.