Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare. Një makinë e llojit Renault Clio, e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar, ka aksidentuar një tjetër të moshuar tek vijat e bardha. Ky i fundit është plagosur rëndë. Njollat e gjakut janë ende prezente në vendngjarje. Ai është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës dhe pritet të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.