FLASH :

I mori 700 euro të burgosurit në këmbim të lejes, GJKKO lë në arrest shtëpie shefin e regjimit në burgun e Lushnjës

Irakli Leka u denoncua nga një emision investigativ, pasi u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës.

Gjykata e Posaçme GJKKO, ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për Irakli Leka, i cili më 16 shtator u arrestua me urdhër të SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap duke marrë këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.

Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari i GJKKO Bib Ndreca.

Irakli Leka, shefi i regjimit në Burgun e Lushnjës, u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, pasi u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës.

Pas denoncimit në emisionin investigativ, Drejtoria e Butrgjeve bëri me dije se Irakli Leka u arrestua në bashkëpunim me SPAK.

Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve, ka përjashtuar nga radhët e saj Irakli Lekën, ndërsa janë pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i Burgut të Lushnjes.