FLASH :

I mbijetuari i vetëm nga përplasja e avionit Air India vuan nga makthet: “I shoh të gjithë duke vdekur”

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, i vetmi që mbijetoi nga përplasja tragjike e avionit të Air India që vrau 241 persona, është i përndjekur nga makthet dhe ndjenja e fajit. Britaniku, i cili mbijetoi me plagë në fytyrë dhe gjoks, është cilësuar nga mediat indiane si “njeriu i mrekullisë” dhe “fëmija i Zotit”, por pas tragjedisë jeton me trauma të thella dhe kujtime rrëqethëse nga momentet kur pa të vëllain dhe dhjetëra të tjerë duke vdekur para syve të tij.

Avioni u rrëzua në një zonë të banuar në Ahmedabad, duke goditur një konvikt mjekësor dhe duke shkaktuar një nga aksidentet më të rënda ajrore me shtetas britanikë. Ramesh, i cili po udhëtonte me të vëllanë Ajay, nuk arriti ta shpëtojë atë pavarësisht përpjekjeve për t’u rikthyer në rrënoja. Ai ishte ulur pranë një daljeje emergjente dhe arriti të dilte nga trupi i shkatërruar i avionit. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë, duke u fokusuar te kapiteni i avionit, i cili dyshohet se aksidentalisht mbylli dy çelësa që ndërprenë furnizimin me karburant. Linja ajrore ka deklaruar se është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.