FLASH :

I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti – Prehet në Vuno, siç kishte lënë amanet

Sot iu dha lamtumira e fundit një prej emrave më të shquar të kinematografisë shqiptare, regjisorit , artistit te popullit Dhimitër Anagnosti. Pas një jete të dedikuar artit dhe kulturës shqiptare, trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, Vuno, aty ku ai kishte lënë amanet të prehej.
Familjare, Të afërm, miq, kolegë , personalitete dhe dashamirës të kinemasë shqiptare u mblodhën për të nderuar figurën e tij të paharruar. Dhimitër Anagnosti do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra filmave të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare dhe në kujtesën e shumë brezave. Mesazhe jane percjelle nga prefekti i Vlorës Plator Nesturi krytari i bashkisë Himarë Vangjel Tavo por edhe aktori i madh Timo flloko
Sinkron
Nje mesazh ka ardhur edhe nga vellai i tij Odise Anagnosti
Sinkron

Prej dekadash, krijimtaria e tij ka pasur ndikim të thellë në formësimin e identitetit artistik të vendit, duke e bërë atë një nga figurat më të respektuara në jetën kulturore shqiptare.