E ftuar në studion e A2 CNN, deputetja Jorida Tabaku reagoi me qartësi dhe maturi ndaj një deklarate të fortë të rivalit politik i cili është dhe në hetim nga SPAK Plarent Ndreca, u shpreh se “nuk mund të bësh me kënetën debate”, duke e cilësuar veten në një “ligë krejtësisht të ndryshme”.
Tabaku nuk bie pre e gjuhës fyese, ajo zgjedh të përgjigjet me dinjitet dhe thelb politik, duke thënë:
“Aq të drejtë ka, jemi botë larg. Unë nuk ulem dot në një tryezë me persona të cilët janë përfshirë në korrupsion të drejtpërdrejtë. Mua më vjen keq për gjuhën që përdorin në mungesë të përballjes politike dhe nëse oferta politike është tallavaja dhe kërcimi, nuk ka çfarë debati të kesh.”
Tabaku theksoi se mungesa e debatit politik nuk është një situatë e re, por një fenomen i përsëritur:
“Nuk është hera e parë që po ndodh kjo. Ka ndodhur në 2021, ka ndodhur në 2017. Sa mbaj mend unë, nuk ka pasur ndonjëherë përballje politike. Kjo vjen edhe nga mungesa e kërkesës, por edhe nga mungesa e pjerrjes për përballje e gjithë këtyre personazheve, qoftë edhe me zotërinë që ishte këtu përpara.”
Në një politikë ku dominojnë ofendimet dhe spektakli, Tabaku, si një nga figurat më premtuese dhe me këmbë në tokë të politikës shqiptare, po tregon se politika mund të bëhet me integritet dhe argumenta.