FLASH :

I gjithë jugu gropë septike ndërtimi, Babalja i qeverisë krekoset

Meqë jemi në fushatë elektorale, Kryeministri Rama, duket se ka nisur aksionin që mësoi që nga koha kur ishte kryebasjhkiak në Tiranë dhe ka shqepur për të disatën herë të gjithë jugun, nga Vlora, deri në Sarandë, duke e kthyer në një gropë të madhe septike ndërtimi, një kantier i pafundëm, për t’i mbushur mendjen njerëzve që këtu punohet.

Por e vërteta është se njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, që qytetet, apo lagjet e tyre të jenë një kantier i pafundëm ndërtimi për të 13 vitet e Rilindjes në pushtet.

Fakti që çdo gjë duhet ribërë pafundësisht e pafundësisht, i krijon njerëzve pasiguri dhe paqëndrueshmëri për bizneset e tyre.

Kur na ndajnë vetëm dy muaj nga nisja e sezonit veror, bilanci është ky: Tuneli i Llogarasë qëndron mbyllur, Vlora nuk ka ende një aeroport, infrastruktura rrugore është shqepur që nga Sheshi i Flamurit e deri në Sarandë, duke krijuar një kaos në qarkullim dhe pisllëk kudo.

By Passi i Vlores është gjithashtu i mbyllur ne disa segmente për punime, duke sjellë në vëmendje inaugurimin e tij fiktiv.

Një skandal i vërtetë, ndërkohë që Babalja i Qeverisë ka gjetur kohën të bëjë disa foto humoristike pikërisht në Vlorë, ku Lungomarja e tij, përveçse e ka kthyer detin në ngjyrë kafe nga balta e punimeve te zona e Ujit të Ftohtë, në vend që të rregullojë punë, po kthehet në një anti reklamë për turizmin dhe vendin.

Në fakt, vizitorëve të huaj nuk iu intereson se në Shqipëri ky është një vit elektoral. Ata do të përballen me një kartolinë negative të Shqipërisë sa po të nisin pushimet me fillimin e pranverës. Kjo ua dëmton biznesin të gjithë operatorëve turistikë shqiptarë, vetëm që Edi Rama të mbajë pushtetin.