FLASH :

I dënuar nga Turqia për armëmbajtje pa leje, arrestohet 22-vjeçari turk në Morinë

Një shtetas turk 22-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën kufitare të Morinës, në hyrje të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Tahsin Yazici, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gaziosmanpasës në Turqi me 4 vjet e 2 muaj burg për veprën penale “mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Kukësit, arrestimi u bë në kuadër të kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve në kërkim. Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet turke për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Turqisë.