Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit Florenc Çapja, 44 vjeç, banues në Elbasan.
Më tej sqarohet se për informacione më të detajuara, do jepet njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas, dinamika e të cilit mbahet sekret për arsye sigurie.
Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir, në vitin 2012 në Elbasan.
Si pjesë e grupit kriminal në Elbasan u dënua me brugim të përjetshëm edhe Florenc Çapja, Jorgo Leku ose Olsi Leku.
Ervis Bardhi si bashkëpunëtor i drejtësisë është dënuar me vetëm 15 vite burgim, ndërsa me 25 vite burgim është dënuar Klajdi Dokli dhe Etjen Cani.
Të gjithë këta janë pjesë e një bande të njohur në Elbasan dhe akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri.