FLASH :

Humbje e turpshme për PD-në apo apo manipulim në Diasporë? Shpërthen Topalli; Rezultat që turpëron edhe Putinin!

Në një qendër votimi në qarkun Fier, në numërimin e votave të Diasporës, rezultatet kanë treguar që 90% ka fituar Partia Socialiste, rezultat i cili lë goxha vend për diskutim. Është një super organizim i Ramës dhe lëshim nga opozita, e cila e filloi 2-3 muaj me vonesë punën në Diasporë apo është manipulim ku votohet gati të gjithë për të njëjtën parti? Ndërkohë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është ankuar hapur për këtë gjë, e konsideron manipulim.

Ajo ka reaguar ashpër ndaj rezultateve të votave të diasporës, duke i cilësuar ato si një manipulim të hapur. Në një postim të saj, Topalli ka theksuar se rezultatet e publikuara janë një “turp për demokracinë”, duke i krahasuar ato me praktikat e regjimeve autoritare. Sipas saj, edhe Vladimir Putin, i njohur për rezultatet e larta në zgjedhje, arrin të “lërë pak vend për demokracinë”, ndërsa në Shqipëri kjo hapësirë mungon plotësisht.

“Kjo është vetëm një nga minierat e fletëve të diasporës, ku pushteti gdhend 90%. Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin,” shkruan Topalli, duke ironizuar se as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal nuk do të arrinte një rezultat të tillë.

“Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar.
Këtë rezultat nuk e arrin as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal”
shton Topalli.
Komentet e saj pasojnë publikimin e rezultateve të votimit për diasporën, të cilat kanë shkaktuar debate të ashpra në politikën shqiptare.