FLASH :

Humbje e madhe për Kiara Tito, ndahet nga jeta gjyshja e saj Maria

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, po përjeton momente të dhimbshme pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj, Maria. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Kiara përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke prekur ndjekësit me fjalët e saj të ndjera.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe”, ka shkruar ajo në një InstaStory, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet e humbjes.

Mesazhi i saj prekës është pritur me mbështetje dhe ngushëllime nga fansat dhe miqtë virtualë, që i qëndrojnë pranë në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e saj.