Një djalë 5-vjeçar u vra në Indi pasi, teksa iu pre koka me lopatë para syve të nënës së tij, nga një person që hyri me forcë në shtëpinë e familjes.
Fëmija po luante jashtë fshatit Ali në shtetin Madhya Pradesh të Indisë, kur 25-vjeçari i identifikuar si Manes, mbërriti me biçikletë. Sipas mediave lokale dhe policisë, 25-vjeçari rrëmbeu një lopatë dhe e sulmoi fëmijën, duke ia prerë kokën, raporton “Daily Mail”.
Nëna e fëmijës u përpoq me dëshpërim ta shpëtonte dhe mbeti e plagosur kur 25-vjeçari e sulmoi edhe atë, sipas NDTV.
Duke dëgjuar britmat e saj, fqinjët nxituan në vendngjarje për t’i ofruar ndihmë, ndërsa të tjerë e kapën sulmuesin dhe e rrahën rëndë. Një zëdhënës i policisë lokale tha se 25-vjeçari, i cili u plagos rëndë nga rrahja, vdiq gjatë rrugës për në spital.
“Shkaku i vdekjes do të dihet vetëm pas autopsisë”, tha ai.
Hetimi i policisë zbuloi se 25-vjeçari ishte zhdukur nga shtëpia e tij katër ditë para vrasjes.