Korriku ka ardhur me vapë, por edhe me energji të reja astrologjike që pritet të ndikojnë ndjeshëm në jetën emocionale, financiare dhe profesionale të shumë prej nesh. Nga hyrja e Afërditës te Binjakët e deri te Hëna e re në Luan, çdo datë sjell me vete një mesazh dhe një mundësi.
4 korrik – Afërdita hyn te Binjakët
Një email i papritur mund të sjellë një kontratë të re apo një mundësi financiare. Pasi të shlyesh një borxh, do të ndihesh më i/e sigurt dhe emocionalisht do të jesh gati të përballesh me frikërat apo ndjeshmëritë në marrëdhënie të ngushta. Hapja dhe ndjeshmëria janë çelësat e kësaj dite.
7 korrik – Urani hyn te Binjakët
Surpriza në çështjet financiare janë të pashmangshme. Mund të ndodhin ndryshime të papritura në burimet e përbashkëta ose një vendim i guximshëm për t’u larguar nga një ambient toksik pune. Je gati të provosh diçka të re dhe shëruese.
10 korrik – Hëna e plotë në Bricjap
Koha për të folur hapur. Hëna e plotë të ndihmon të shprehësh të vërtetën tënde me guxim. Bisedat e rëndësishme arrijnë kulmin dhe mund të ndryshojnë mënyrën se si e sheh të ardhmen – në jetën personale apo profesionale.
17 korrik – Mërkuri në prapavijë në Luan & Saturni në prapavijë në Dash
Do ndiesh nevojën për të vënë kufij. Nëse je ndier i/e rraskapitur, universi po të nxit të reflektosh mbi rutinat dhe zakonet që duhet të ndryshosh. Koha për t’u rikthyer te vetja.
22 korrik – Dielli hyn në Luan
Ndriçon skena jote personale! Je në qendër të vëmendjes dhe po të pëlqen kjo. Mund të marrësh vlerësim për punën tënde ose thjesht do të ndihesh më i/e sigurt në lëkurën tënde.
24 korrik – Hëna e re në Luan
Një fillim i ri është në horizont! Mund të marrësh një vendim për të nisur një projekt, një marrëdhënie, apo një kurs që të ndryshon rrjedhën e jetës. Ndiq zemrën—ajo di rrugën.
30 korrik – Afërdita hyn në Gaforre
Romanca merr kthesë emocionale dhe ndjesore. Mund të takosh dikë të veçantë gjatë një udhëtimi ose të zbulosh një lidhje që sfidon intelektin tënd. Jepu hapësirë ndjenjave dhe komuniko me butësi e diplomaci.