Një asistente shitjesh nga Australia e Jugut ka mahnitur opinionin publik pasi arriti të humbiste plot 51 kilogramë në vetëm 54 javë, duke kaluar nga madhësia 22 në 10-12 – dhe e gjitha kjo pa shkelur asnjëherë në palestër.
Kayleen, e cila për vite me radhë ishte përballur me mbipeshën dhe zakonet e pashëndetshme, rrëfen se momenti i saj i vërtetë erdhi kur pa fotot e dasmës dhe nuk e njohu më veten. “U ndjeva e neveritur. Nuk doja të isha kështu kur të bëhesha nënë,” tregon ajo. Pasi la një punë stresuese në vitin 2020, ajo vendosi të ndryshojë stilin e jetës, duke iu përkushtuar shëndetit dhe ushqyerjes së balancuar.
Sekreti i saj? CSIRO Total Wellbeing Diet, një program i zhvilluar nga shkencëtarët australianë që bazohet në vakte të pasura me proteina dhe me indeks të ulët glicemie. Përmes këtij programi, Kayleen mësoi të kontrollonte porcionet dhe të kënaqej edhe me ushqimet e preferuara, pa pasur nevojë për “dieta të rrepta” apo heqje dorë totale.
Sot, Kayleen është nënë e një vajze 2-vjeçare dhe pret fëmijën e dytë. Ajo thotë se ndihet më e lumtur dhe më e shëndetshme se kurrë, ndërsa jep një mesazh për të gjithë ata që luftojnë me peshën: “Mos kërkoni zgjidhje të shpejta, besoni shkencës dhe bëni ndryshime të qëndrueshme.”







