Policia e Himarës ka nisur procedimin penal ndaj një 38-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për vjedhjen e një shume prej 150 eurosh.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi F.D., banues në Maqedoninë e Veriut, është kallëzuar nga një 42-vjeçar, i cili pretendon se ai i ka vjedhur shumën në fjalë. Ngjarja është regjistruar në territorin e Himarës dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.







