Pas deputetit Belind Këlliçi, në dyert e SPAK ka përfunduar edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Indrit Hoxha. Ky i fundit po ashtu do të pyetet për financimin e Kuvendit të Rithemelimit të 11 dhjetorit 2021.
Report Tv ka mësuar se shpenzimet e kryera për Kuvendin e famshëm të Berishës 11 dhjetorin e vitit 2021, po hetohen nga prokurori i posaçëm Arben Kraja, si pjesë e hetimit pasuror për kreun e PD dhe familjen e tij, fraksion i hapur në kuadër të aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. Për këtë dosje Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në gjyq të pandehur për korrupsion e pastrim parash.









