FLASH :

“Harvey Weinstein thyen heshtjen nga burgu: Mohon akuzat për përdhunim, por pranon se ‘i bëri një hap’ Gwyneth Paltrow”

Nga burgu, producenti i turpëruar i Hollywood-it Harvey Weinstein ka dhënë një intervistë për Candace Owens, duke mohuar të gjitha akuzat për përdhunim e ngacmim seksual – edhe pse njëkohësisht pranoi se “i bëri një hap” aktores Gwyneth Paltrow. Në bisedën me Owens, Weinstein kërkoi që t’i bëhet test poligrafi për të “pastruar emrin”, duke këmbëngulur se asnjë nga akuzat ndaj tij nuk është e vërtetë.

Ai përmendi emrat e disa prej akuzueseve më të njohura, përfshirë Paltrow, Rose McGowan dhe Ashley Judd. Për McGowan, e cila e akuzon për përdhunim oral në 1997, ai pranoi se i kishte dhënë 100 mijë dollarë për të “mbyllur çështjen”. Ndërsa akuzat e Judd i cilësoi si “qesharake”.

Owens, një mbështetëse e zëshme e pafajësisë së tij, deklaroi se rasti i Weinstein e ka bërë të humbasë besimin tek drejtësia. Ajo e publikoi intervistën si pjesë e një serie “me zbulime shpërthyese”.

Ndërkohë, Weinstein përballet me një rigjykim në New York, pasi gjykata e apelit vendosi se procesi i parë i vitit 2020 ishte i paragjykuar. Ai ka deklaruar se “është i thyer” nga gjithë kjo histori, por se ka ende mbështetës që “kanë frikë të flasin nga frika se do të anulohen”.