FLASH :

Hamasi publikon pamjet e pengjeve izraelite që po vdesin urie!

Hamasi ka publikuar pamje tronditëse të disa pengjeve izraelite që ndodhen ende në Rripin e Gazës, duke vdekur nga uria dhe mungesa e trajtimit mjekësor. Në video shfaqen burra të dobësuar rëndë, me trup të rraskapitur dhe fytyra të përvuajtura, ndërsa një prej tyre lutet për ndihmë. Sipas Hamasit, qeveria izraelite po i braktis qëllimisht pengjet, duke refuzuar një marrëveshje shkëmbimi. Publikimi i këtyre pamjeve vjen në një moment tensionesh të larta dhe synon të rrisë presionin ndaj Tel Avivit për të pranuar kushtet e një armëpushimi.