FLASH :

Hamasi i gatshëm për bisedime, ndërkohë Izraeli vijon me bombardimet në Gaza

“Bombardimi i ri është “vetëm fillimi” dhe të gjitha negociatat për armëpushimin e shkatërruar të Gazës, tani do të zhvillohen “nën zjarr”, është shprehur kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu.

Korrespondentët e Al Jazeera raportojnë se të paktën 27 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës në të gjithë Rripin e Gazës. Taher al-Nono, një zyrtar i Hamasit, është shprehur se nuk i ka mbyllur derën negociatave pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme izraelite. Ai gjithashtu këmbëngul se nuk ka nevojë për marrëveshje të reja kur ekziston një marrëveshje e nënshkruar aktualisht.

Nga ana tjetër Antonio Guterres, Shefi i Kombeve të Bashkuara thotë se është i irrituar nga sulmet e vazhdueshme ajrore izraelite në Gaza, duke iu bashkuar dënimit ndërkombëtar pasi më shumë se 400 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë ndër to shumë gra dhe fëmijë.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, të paktën 48,577 palestinezë janë konfirmuar të vdekur dhe 112,041 të plagosur në luftën e Izraelit në Gaza, ndërkohë  Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës thotë se mijëra palestinezë të zhdukur nën rrënoja supozohen të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *